Kosova
Kurti: Ne qëndrojmë krenarë, përkundër sfidave, shteti jonë po zhvillohet
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për idealin dhe programin qeverisës.
“Ne qëndrojmë krenarë, sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse u shpall 16 vjet më parë, Kosova është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj ne urojmë jo vetëm shqiptarët, por të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.
“Sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealin dhe programin tonë qeverisës. Të angazhohemi dhe të përkushtohemi përditë që të marrim forcë nga paraardhësit tanë e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë”, u shpreh ai.
Tutje, Kurti tha se shteti megjithatë po zhvillohet.
“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.
Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, derisa tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim
“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










