Kosova
Kosova, me moshën mesatare më të re në Evropë
Vendi evropian me popullsinë më të re në moshë është Kosova, me moshe mesatare 31.1 vjet
Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38.2 vjet në vitin 2022, duke u renditur bashkë me Kosovën në mesin e vendeve me popullatat më të reja se shtetet e tjera të Evropës, sipas të dhënave të Eurostat, por në dy dekadat e fundit Shqipëria është mplakur me ritmet më të larta.
Në vitin 2002 mosha mesatare e shqiptarëve (vlera që ndan gjysmën më të vjetër nga gjysma më e re e popullsisë) ishte 27.6 vjeç. Gjatë dy dekadave 2002-2022 shihet se popullsia e Shqipërisë është plakur me 10.6 vjet, norma më e lartë nga të gjithë vendet e Evropës, e cila gjatë kësaj periudhe është plakur me vetëm 4.7 vjet, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç më 1 janar 2023. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së ishte më e vjetër se 44.5 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re. Mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013, kur ishte 42.2 vjeç, ndërsa popullsia e Shqipërisë për të njëjtën periudhë është plakur me 4.5 vjet, ritme dy herë më të larta se mesatarja e Evropës.
Më 1 janar 2023, në të gjithë anëtarët e BE-së mosha mesatare varionte midis 38.4 vjeç në Qipro dhe 48.4 vjeç në Itali. Midis 2013 dhe 2023 mosha mesatare u rrit në të gjitha anëtaret e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë, ku u ul (përkatësisht -0,4 dhe -0,1 vjeç), dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare mbeti e pandryshuar.
Në pesë vende të BE-së, mosha mesatare e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesatare në Portugali u rrit me 4.4 vjet, më së shumti ndër vendet e BE-së. Pasuan Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Italia, duke shënuar rritje prej 4.0 vitesh dhe Shqipëria me 4.5 vjet.
Vendi evropian me popullsinë më të re në moshë është Kosova, me moshë mesatare 31.1 vjet më 2022, Azerbajxhani me 33.8 vjet, Islanda me 36.7 vjet dhe Shqipëria me 38.2 vjet, në të njëjtin nivel më Gjeorgjinë.
Në krahun tjetër Italia është shteti me popullsinë më të plakur të Evropës, me moshë mesatare 48 vjet, me tej si shteti më i plakur i Evropës vjen Portugalia me 48.8 vjet, Greqia me 46.1 vjet, Gjermania me 45.8 vjet.
Ikja e popullsisë në emigracion, kryesisht në moshë të re dhe rënia e lindjeve po sjellin një rritje të moshës mesatare, që është mosha që e ndan popullsinë përgjysmë.
Sipas INSTAT, më 1 janar 2023 mosha mesatare e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022.
Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











