Kosova
Presidentja Osmani: Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova
Pas deklaratave të fundit lidhur me miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-së, presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se shteti i Kosovës lindi falë edhe mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në, “për të cilën gjë gjatë kohë kishte punuar edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova”. Në promovimin e librit “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Osmani ka thënë se roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident.
Raporte mes Kosovës dhe SHBA-së janë diskutuar pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, paralajmëroi që Uashingtoni mund të mos e trajtojë Qeverinë e tij si partnere. Kërcënimi u bë pas përcaktimit të Qeverisë që të mos përfillë kërkesat e ndërkombëtarëve për Rregulloren e BQK-së, që ndalon pagesat në valutën e Serbisë.
Pas kësaj deklarate kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka thënë se Kosova nuk ka partner, aleat dhe mik më të rëndësishëm se SHBA-në. “Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-në, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike. Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












