Lajme

Mërgimtari nga Podujeva pasqyron shtatoren e kryeministrit Albin Kurti

Mësohet se në Peran të Podujevës është zbuluar shtatorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.

Ndonëse janë të rralla raste kur gdhendet në bronz figura e personaliteteve sa janë gjallë, “dashuria” e madhe për Kurtin e ka shtyrë mërgimtarin Sabahudin Uka “ta kthejë në bronz” figurën e kryeministrit.

Shtatorja e Kurtit është vendosur në shtëpinë e mërgimtarit Uka, ndërkaq ceremonia e përurimit është përcjellë me këngë patriotike.

Kostoja e shtatores së Kurtit mërgimtarit nga Podujeva u raportua t’i ketë kushtuar 50 mijë euro.