Kosova
Edi Rama para vizitës së Blinken: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, çelës strategjik për sigurinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelës strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien e bashkësisë së popujve në zemër të Evropës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, disa ditë para vizitës së sekretarit amerikan në Shqipëri, Antony Blinken, Rama ka shkruar se Blinken do ta gjejë Shqipërinë të angazhuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit, transmeton albinfo.ch.
“Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në këtë rajon. Shqipëria ua ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje duhet t’ia lërë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Rama ka shkruar se vizitia e tij në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin, duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin shqiptar, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











