Kosova
Osmani thotë se duhet dëgjuar aleatët për çështjen e dinarit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk kanë diskutuar për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilës të gjitha pagesat në Kosovë nga 1 shkurti do të bëhen vetëm me euro. Kjo i jep fund përdorimit të dinarit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Derisa ka krahasuar çështjen e vendimit të BQK-së me çështjen e targave, ajo ka thënë se këto dy ditë do të ketë një dakordim dhe do të dalin më një deklaratë publike.
“Unë jam që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër, e të gjithë e dinë që të ketë zbatim të plotë duhet përkrahja e aleatëve. Diskutimi ende është duke vazhduar dhe jam e bindur që do të gjej një zgjidhje e që do të mundësojë që Kushtetuta jonë të zbatohet”, ka theksuar Osmani, në një deklarim për media, pasi që ka barë homazhe te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Ajo ka theksuar se për këtë janë duke u diskutuar një sërë opsionesh. Osmani ka thënë se aleatët nuk janë kundër Kushtetutës së Kosovës.
Osmani ka thënë se është për keqardhje që ky vendim nuk është zbatuar deri më tani. Sipas saj, BQK-ja e ka kryer punën e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













