Kosova
Osmani: Nëse partitë dakordohen, unë e shpall datën e re të zgjedhjeve
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare gjatë këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Ajo në një prononcim para gazetarëve ka thënë se nëse partitë arrijnë të dakordohen dhe e shpërndajnë Kuvendin, zgjedhjet mund të shpallen brenda 30-45 ditëve.
“Ju e dini që zgjedhjet sipas afateve të rregullta duhet të mbahen në fillim të vitit 2025. Në qoftë se partitë politike kanë dakordim për t’i mbajtur ato më herët, janë disa opsione, të cilat i lejon Kushtetuta e Kosovës. Një prej tyre është që Kuvendi të shpërndahet më herët, por për një gjë të tillë duhen 2/3 e votave, rrjedhimisht duhet një lloj pajtimi ose dakordimi ndërmjet shumicës dërmuese të partive politike që janë në Kuvendin e Kosovës për një datë të mëhershme”, tha Osmani.
“Në qoftë se arrijnë këtë dakordim, atëherë në momentin që ata dakordohen dhe e shpërndajnë Kuvendin, si presidente, unë e shpall datën e re të zgjedhjeve brenda 30 – 45 ditëve”, u shpreh Osmani.
Ndërsa tutje shtoi se mocionet e mosbesimit, dorëheqjet e qeverive dhe shpërndarja e Kuvendit, janë tri metoda që mund të dërgojnë deri te zgjedhjet e reja dhe nëse asnjëra nga këto të tria nuk ndodh, data e rregullt e zgjedhjeve është fillimi i vitit të ardhshëm.
“Por, asnjëra prej tyre nuk inicohen e as nuk bëhen të mundura nga presidentja e vendit, por nga partitë, të cilat janë qoftë në qeveri, qoftë në opozitë…Në qoftë se nuk ndodhin asnjëra nga këto të tria, siç i përmenda, data e rregullt e zgjedhjeve është fillimi i vitit të ardhshëm”, theksoi Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











