Kosova
Kurti: Vendimi i BQK-së për dinarin, i panegociueshëm
Kurti për dinarin: Euro është valutë e BE’së, askujt s’po i themi të marrë Dardanë të Kosovës apo Lekë të Shqipërisë
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura dhe se ajo vetëm është duke e bërë punën e saj, përcjell albinfo.ch.
Në një deklarim për media, pasi që ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë, Kurti nuk ka folur lidhur me kërkesat e ndërkombëtarëve për shtyrje të ekzekutimit të rregullores së BQK-së, sipas të cilës nga 1 shkurti në Kosovë të gjitha pagesat duhet të bëhën në euro dhe se kjo çështje është e panegociueshme.
“Pra në katër komunat në veri janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro. Euroja është valutë që na vjen nga BE-ja, ne nuk jemi duke i thënë askujt merre valutën lelë të Shqipërisë apo një valutë të re Dardan të Kosovës, por euron, euro si mjeti i vetëm i pagesës edhe i shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një çështje e negociueshme”, ka theksuar Kurti.
Ai ka theksuar se rregulloret e BQK-së janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
“Vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë vendime të pavarura, sepse BQK-ja është institucione i pavarur, rregullat të cilat ata i sjellin, rregulloret të cilat ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe unë besoj që duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe guvernatorin, Ahmet Ismaili, që ta bëjë punën e tija ashtu siç e ka fituar besimin në Kuvend”, është shprehur Kurti.
Sipas tij Ismaili po bën punë shumë të mirë dhe e ka shpjeguar saktë se nuk do të kemi probleme me dikë që mund të ketë ndonjë valutë të huaj, por se në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit, e shitblerjes është euroja.
“Ne nuk po dëshirojmë të ndëshkojmë askë, por vetëm të sjellim ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe rregullsi, edhe në veriun e Kosovës edhe gjithandej ku ka serbë në Kosovë, që janë një komunitet i cili po ashtu mua me ka kryeministër e Ahmet Ismailin e ka guvernator. Jemi dëshmitarë që me masat që i kemi marr ndaj tyre shumica dërrmuese e tyre kanë llogari bankare në bankat e Kosovës e nëse nuk e kanë edhe hapjen e një xhirollogarie edhe mirëmbajtjen e saj e kanë falas”, është shprehur Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











