Kosova
Kosovë: Vendimi për dinarin hyn në fuqi nesër
Vendimi për dinarin hyn në fuqi nesër, Lajçak paralajmëroi se sot Qeveria do të thotë diçka për këtë
Nga nesër ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në vend, sipas një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo ishte çështje diskutimi në takimin e djeshëm që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, e pati me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
Lajçak paralajmëroi pas takimit se sot do të jepen më shumë informacione lidhur me këtë çështje nga ana e Qeverisë, pa dashur të japë hollësi për diskutimet rreth kësaj.
“Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por nuk dua të veproj si zëdhënës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”, tha Lajçak.
“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Diplomati europian tha se pati diskutim”shumë të gjata” me kryeministrin Albin Kurti dhe se tani do të analizojë se çfarë dëgjoi si në Kosovë, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, të hënën. Diskutimet i përshkroi edhe si “të dobigjshme” dhe “të sinqerta”.
Lajçak tha se “do t’i njoftoj shtetet anëtare dhe kryesinë e Bashkimit Europian dhe do t’i përgatisim hapat e ardhshëm në proces”.
Duke folur për procesin e dialogut, Lajçak tha se “më nuk ka nevojë të bëjmë pyetje se çfarë duhet të bëhet, madje as nuk ka nevojë ta pyesim veten se si ta bëjmë”. “Pyetja është kur ta bëjmë. Dhe nëse më pyesni mua, unë do të thoja pa vonesa, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Qeveria e Kosovës e ka mbrojtur vendimin e BQK-së, duke thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën e vendit, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e QUINT-it reaguan, duke shprehur shqetësimin “në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”, dhe kanë kërkuar pezullimin e tij.
Në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë dinari është valuta kryesore që përdoret për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, pagat i marrin me dinarë, ashtu siç paguhen pensionet e serbëve nga Beogradi, shtesat për fëmijë e ndihmat sociale.
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova











