Kosova
Makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi (Foto)
Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të ketë një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me 840 kuaj fuqi, shkruan albinfo.ch.
Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.
Illyrian TSX nga Arrera po konsiderohet makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi.
Vlen të theksohet se Qëndrim Thaqi është themelues i Arrera Automobili dhe tani është gati për të promovuar projektin e tij madhor, supermakinën Illyrian Pure Sport, shkruan tutje albinfo.ch.
Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare dhe tani ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e tij.
Illyrian Pure Sport do të jetë makina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.
Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë e Lamborghin Aventador apo Ferrari 812 Superfast.
Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane. /Albinfo.ch
View this post on Instagram








Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











