Kosova
Hoteli i konfiskuar në Vlorë nga autoritetet e Shqipërisë, kthehet në vend trajnimi për Policinë e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se këtë të martën është marrë vendimi lidhur me pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas tij, këto pasuri të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.
Ai bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, kanë shkuar në Vlorë, ku pritet që një ndërtesë e konfiskuar të lëshohet si shtëpi e madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë së të dyja vendeve.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ishim në Vlorë, ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, ka shkruar Balla.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











