Kriza në Ukrainë
Banka Botërore ka ndarë 1 miliard dollarë për rindërtimin e sektorit privat të Ukrainës
Rreth 1 miliard dollarë janë ndarë nga Banka Botërore për rindërtimin e sektorit privat të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Drejtori menaxhues i degës së investimeve private të bankës, i njohur si International Finance Corp Makhtar Diop, ka deklaruar për Reuters se rreth 620 milionë dollarë e fondeve të mobilizuara për Ukrainën janë nga bilanci i vetë krahut të investimeve dhe 360 milionë dollarë të tjera erdhën prej financimeve të jashtme.
Sipas raportimeve nga skynews, ky do të jetë një lajm i mirëpritur në Kiev pas shenjave të lodhjes së donatorëve midis disa aleatëve kryesorë perëndimorë në muajt e fundit drejt fondeve të rindërtimit dhe paketave të tjera të ndihmës.
Ndryshe, Bashkimi Evropian pritet ta ndihmojë me 50 miliardë euro Ukrainën në kuadër të ndihmave të luftës kundër Rusisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










