Kosova
Mbi 80% e nxënësve në Kosovë s’e kuptojnë se çfarë lexojnë
Duket se rezultatet e PISA-s për vitin 2022 ishin zhgënjyese për Kosovën, pasi kjo organizatë e renditi në vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u arsyetua për rezultatet e dobëta, duke përmendur situatën pas pandemisë.
“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”.
Në anën tjetër, drejtori i Organizatës për Rritje të Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, vlerëson se rezultati i testit PISA tregon për vazhdimësi të shkatërrimit të sistemit arsimor.
“…pas ardhjes së qeverisë Kurti, kemi pasur shpresë që të paktën të ngelim aty ku kemi qenë, por situata është përkeqësuar, është rritur analfabetizmi funksional dhe jemi duke performuar shumë më keq se sa vendet që mund t’i konkurrojmë. Testi PISA u bë në shumë vende në të njëjtën periudhë kohore dhe pandemi ka pasur në krejt botën dhe rezultati kallxon se duke pasur pandemi të shohim si kanë performuar shtetet, edhe është ditur që do të ketë rënie në krejt botën, por te ne është rritur numri i nxënësve që kanë performuar dobët, e në vende të tjera nxënësit që kanë performuar mirë kanë dalë pak më dobët”, tha Gjinovci.
Për rezultatet e dobëta në testin PISA, kryetari i Sindikatës së arsimit, Rrahman Jashari, edhe në këtë rast u del në mbrojtje kolegëve të tij, duke fajësuar institucionet se nuk kanë investuar sa duhet për kushte dhe mjete më të avancuara të punës.
“… shteti po i sfidon me kushte të rënda të punës mësimdhënësit, sepse kolegët e mi po bëjnë garë me mjete të shekullit të kaluar me shkumës e me shpuza, qeveria Kurti do të duhej t’u ndihmojë mësimdhënësve me inspektor dhe të krijojë kushte të reja nëpër shkolla me laptopë dhe teknologji që t’u ngjajnë vendeve të avancuara. Ne i pamë problemet me libra, mezi arritëm të nisim vitin shkollor, andaj kështu nuk arrijmë atje ku po dëshirojmë”, tha Jashari.
Marrë parasysh rezultatin e keq të Kosovës në testin PISA, edhe në vitin 2018, ish-zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, vlerëson se institucionet nuk e kanë prioritet arsimin.
“…pas publikimit të rezultateve të PISA-s, shtetet të cilat vërtet e kanë arsimin prioritet formojnë grupe kombëtare të emergjencës në fushën e arsimit, në mënyrë që të mobilizojnë rezultatet, ndërsa tek ne nuk kemi parë asnjë mobilizim nga Ministria e Arsimit për këtë çështje. Kjo tregon se në çfarë niveli jemi, andaj unë mendoj që duhet të rishikohen metodat e vlerësimit dhe të mblidhen të gjitha mangësitë e të bëhet një plan strategjik se si të performojmë më mirë”, tha Mustafa.
Sipas rezultateve të testit PISA, 83% të nxënësve kosovarë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë, ndërsa në matematikë qëndrojnë edhe më keq. Përveç kësaj, PISA e ka vlerësuar Kosovën si një ndër vendet që ka rrezik në shkolla, mungesë të pajisjeve teknologjike dhe varfëri të shtuar te nxënësit.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











