Kosova
Hapet edhe një klasë e Gjuhës Shqipe në Roveredo të Kantonit të Grabündenit
Bëhet e ditur se në Roveredo të Kantonit të Grabündenit është hapur edhe një pike e mësimit të Gjuhës Shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të këtij vendbanimi, përcjell albinfo.ch.
Ata tashmë kanë stratuar mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe. Ishte një përpjekje e Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe veçanërisht angazhimi i mësueseve Mimoza Qarreti Elshani dhe Egzona Imeri, të cilat së bashku me prindërit hapën dyert e pikës më të re shkollore në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet në shkollën fillore në Roveredo ( scuola elementare di Roveredo), edhe atë çdo të shtune nga ora 10:00-11:30, ku mësuesja Egzona Imeri i pret nxënësit me gëzim të madh duke i motivuar, që ta mësojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe. Ajo përveç orëve mësimore me qëllim kryesor përvetësimin e shkronjave të shqipes, gjatë orëve mësimore të këtij fund nëntori i ka kushtuar vëmendje të veçantë datave historike, veçmas Kongresit të Alfabetit dhe “28 Nëntorit – Ditës së flamurit.
Këto orë mësimore ngjallën një atdhedashuri të veçantë te fëmijët shqiptarë, si rëndësia e shkronjave të gjuhës shqipe, dijetarët shqiptarë që përpiluan alfabetin e gjuhës, udhëheqësit e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar etj. Pra ishin disa shenja kombëtare të cilat ngjallën dashuri dhe respekt te fëmijët – nxënësit e shkollës shqipe.
Të buzëqeshur, të lumtur, nxënësit e “Shkollës Shqipe në Roveredo
Mësuesja Egzona, premtoj që nuk do ta kursej veten në mënyrë, që këta fëmijë të arrijnë rezultate sa më të mira në përvetësimin sa më të drejtë të gjuhës letrare shqipe dhe të edukimit kombëtar të këtyre fëmijëve në mërgim.
Mësuesja Egzona Imeri e lumtur me nxënësit e saj në shkollën shqipe
Prandaj, edhe me këtë rast “Shkolla shqipe” në Zvicër ju bënë apel të gjiuthë prindërve shqiptarë kudo ku janë që t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe sepse Leonisi, Lenoni, Leonardi, Leandro, Alisa dhe Diona i presin me padurim bashkmoshtarët që t`iu bashkangjiten në rrughëtimin e rtyr epe¨r ta me¨suar gjuhën amtare në mënyrë të rregullt.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz











