Lajme
Turqi: Inflacioni arrin në 62%
Inflacioni në Turqi tregoi një rritje prej 62% nga viti në vit në nëntor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën.
Norma me të cilën çmimet po rriten ra lehtë nga 3.43% në 3.28% nga tetori në nëntor, por shifrat mbeten të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja prej 61.98% e nëntorit nga viti në vit pason një rritje vjetore prej 61.36% në tetor, një prirje e nxitur nga nënçmimi i lirës turke.
Ndërsa këto shifra zyrtare janë veçanërisht të larta, ekonomistët e pavarur nga Grupi i Kërkimit të Inflacionit (ENAG) thonë se tabloja e vërtetë fiskale mund të jetë edhe më e keqe.
Ata vlerësojnë një rritje vjetore prej 129.27% të çmimeve të konsumit për muajin nëntor. Që nga kthimi në pushtet i presidentit Recep Tayyip Erdoğan në maj, ai ka emëruar një ekip të ri në Bankën qendrore, të udhëhequr nga ish-bankieri i Wall Street, Hafize Gaye Erkan.
Me Erkanin në krye, banka së fundmi rriti normën e saj kryesore të interesit nga 8.5% në 40% në një përpjekje për të luftuar inflacionin.
“Ritmi i shtrëngimit monetar do të ngadalësohet dhe cikli i shtrëngimit do të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore”, tha Banka qendrore.
Dështimi për të bllokuar këtë lëvizje përfaqëson një kthesë për Erdoganin, pasi ai u zotua më parë të bllokonte një politikë të tillë gjatë fushatës së tij të rizgjedhjes. Sipas analistëve, një rritje përfundimtare e normës së interesit prej 2.5% mund të shpallet në mbledhjen e ardhshme të Bankës qendrore më 21 dhjetor. Më pas, kjo shifër pritet të mbetet e qëndrueshme gjatë vitit 2024.
Rimëkëmbja do të marrë kohë
Sipas të dhënave zyrtare, normat e lar0ta të interesit kanë filluar të ngadalësojnë konsumin, duke përmbushur një nga objektivat kryesore të Bankës qendrore. GDP e Turqisë u rrit me vetëm 0.3% midis korrikut dhe shtatorit, pas një rritje prej 3.3% nga prilli në qershor. “Banka qendrore do t’i mirëpresë këto shifra si dëshmi se kërkesa po ftohet dhe presionet inflacioniste vazhdojnë të zbuten”, tha analisti Liam Peach i Capital Economics.
“Megjithatë, ulja e inflacionit në nivele shumë më të ulëta do të kërkojë që politika monetare të mbetet e shtrënguar për një periudhë të zgjatur dhe ne presim që Banka qendrore të lërë të pandryshuara normat e interesit gjatë gjithë vitit 2024”, shtoi Peach.
Në nëntor, agjencia e vlerësimit të kredisë S&P’s rishikoi vlerësimin afatgjatë të Turqisë nga i qëndrueshëm në pozitiv. “Inflacioni duket se ka arritur kulmin”, tha agjencia e vlerësimit, por gjithashtu paralajmëroi se politika monetare “do të marrë të paktën dy vjet për të vënë nën kontroll inflacionin”.
Disa analistë fajësojnë Presidentin Erdogan për shkaktimin e spirales inflacioniste duke detyruar Bankën qendrore teorikisht të pavarur të ulë normën bazë të interesit shumë nën rritjen e çmimeve. Pavarësisht rritjes ekonomike gjatë viteve të para të udhëheqjes së Erdoganit, Turqia ka përjetuar inflacion të pandërprerë dyshifror që nga fundi i vitit 2019.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë