Kosova
Presidentja Osmani takon kryeministren e Danimarkës
Diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, përcjell albinfo.ch.
Osmani gjithashtu ka theksuar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën.
“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani më herët është takuar edhe me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, të cilin tha se e ka informuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz














