Kosova
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
Mësohet se mijëra shqiptarë kanë bllokuar rrugët në qendër të Londrës për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Rrugët rreth Westminister janë bllokuar nga veturat dhe qytetarët e shumtë që mbajnë flamuj shqiptarë, ndërsa janë ndezur edhe fishekzjarre, shkruan “Dialy Mail”.
Komunikacioni është bllokuar në ato zona nga festa e madhe.
Policia e Londrës ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, pasi disa kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të turmave, ndërsa të tjerët kanë gjuajtur me shishe në drejtim të policëve.
Policia ka dhënë urdhër për shpërndarje të turmës nga qendra e Londrës, duke u dhënë zyrtarëve policorë fuqi më të madhe për të detyruar njerëzit të largohen nga ajo zonë apo të arrestohen nëse refuzojnë ta bëjnë këtë.
Policia e Londrës ka konfirmuar se ka pasur disa shkelje.
Është thënë se janë mbledhur rreth 1000 persona në rrugën “Belvedere”, si pjesë e asaj që policia e quajti ‘protestë’.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










