Kosova
Katër kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin më të madh të modës në Izmir
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka mbështetur 4 kompani nga Kosova që po marrin pjesë në panairin e modës “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2023”, përcjell albinfo.ch.
Përmes një njoftimi për media, MINT ka treguar se Kosova ka siguruar hapësirën për ekspozimin e punimeve prej 312 metra katrorë në panairin e modës në Izmir për “Walone Fashion Group”, “Minna”, “Drenusha Xharra” dhe “Tabja”.
“Panairi u shërben bizneseve vendore në krijimin e lidhjeve të reja dhe rritjen e eksportit, e që këtë vit Kosova ka shënuar rekord në eksport falë politikave mbështetëse ndaj bizneseve që i ka aplikuar Qeveria e Republikës së Kosovës. Në panairin e modës, kompanitë nga Kosova do të realizojnë edhe takime B2B me investitorët dhe blerësit potencialë për industrinë e tekstilit”, thuhet në njoftim.
MINT ka njoftuar se në Izmir të Turqisë janë ekspozuar edhe broshurat me informacionet për të bërë biznes në Kosovë.
“Në shtandin e Republikës së Kosovës janë të ekspozuara broshurat me informacione që tregojnë për klimën e të bërit biznes, potencialin dhe lehtësitë që ofron Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për investitorët potencial. Po ashtu vizitorët po njoftohen për potencialin që ka Kosova sidomos në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, ku shumë biznese të huaja kanë hapur përfaqësitë për shkak të klimës së favorshme të të bërit biznes, thuhet tutje.
Panairi “IF Wedding Fashion Izmir FAIR 2023”, mbahet nga data 21 deri më 24 nëntor dhe Kosova është në mesin e 238 kompanive që po marrin pjesë nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










