Kosova
Policia e Kosovës vizitë studimore në Gjermani
Javën e kaluar një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Kolonel Taibe Canolli Brajshori ka realizuar një vizitë studimore zyrtare në landin federativ Berlin dhe Brandenburg në Gjermani.
“Synimi i vizitës ishte lidhja dhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në zhvillimin e grave në pozicione drejtuese në polici, duke u fokusuar në mentorimin e grave në Policinë e Shtetit të Brandenburgut dhe në Policinë e Kosovës si dhe shkëmbimi i përvojave në trajnimin dhe avancimin profesional të punonjësve të policisë duke avancuar trajnimet policore dhe ngritur kapacitetet profesionale të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në Brandenburg delegacioni kosovar është pritur nga Presidentja e Shkollës së Policisë në Brandenburg znj.Dr.Heike Ëagner dhe stafi i saj. Nga presidentja Wagner është dhënë zotimi dhe hapi i parë drejt jetësimit të deklarimit të përbashkët të nënshkruar me datë 22.10.2019 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Akademisë Policore në Brandenburg.
“Gjatë kësaj periudhe delegacioni nga Policia e Kosovës është takuar edhe me agjentë special dhe Atashe të FBI të stacionuar në Berlin. Me delegacionin në fjalë është shikuar mundësia e trajnimeve speciale në fushat e ndryshme deri tek ato të ndjeshme të sigurisë siç janë trajnimet e veçanta të sigurisë. Është vizituar edhe Akademia e Policisë në Berlin dhe është shikuar mundësia e shkëmbimit të përvojave policore me akademinë në fjalë si dhe është vizituar stacioni i policisë në Bernau”, sqaron Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











