Kosova
Media gjermane: Udhëheqësit e BE-së dështuan në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit
Udhëheqësit e BE-së të enjten (më 26.10.2023) dështuan sërish për të arritur një sukses në dialogun e mbështetur prej tyre për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, patën bisedime të veçuara me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Bruksel.
I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha se u parashtrua propozimi për të kapërcyer ngërçin e krijuar lidhur me themelimin e Asosacionit të Komunave me shumcië serbe në veri të Kosovës.
“Për fat të keq, palët nuk janë të gatshme të bien dakord pa parakushte, që janë të papranueshme për palën tjetër”, tha Borrell. “Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje”, shtoi ai.
Dy udhëheqësit nga Ballkani akuzuan njeri-tjetrin për dështimin e bisedimeve. “Pavarësiht ofertës zemërgjerë të kryeministrit Kurti, presidenti i Serbisë, Vuçiç, refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën”, deklaroi zyra e kryeministrit Kurti.
Vuçiq: Jo prani të Kosovës në OKB
Vuçiq u përgjigj, nga ana e tij, se “jam i gatshëm të nënshkruaj çfarë të dëshironi përveç pranisë së Kosovës në OKB dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pavarësinë e Kosovës”.
Brukseli prej vitesh po përpiqet të zgjidhë konfliktin afatgajtë mes dy vendeve fqinjë të Ballkanit, që i rëndon raportet e tyre që prej luftës më shumë se dy dekada më parë.
BE beson se e ka zhbllokuar procesin e ngrirë prej shumë vitesh duke paraqitur në mars 2023 një plan për normalizimin e marrëdhënieve, por qysh atëherë nuk është bërë asnjë përparim i mëtejshëm.
Kosova insiston që Serbia të bëjë hapin e parë për të njohur zyrtarisht pavarësinë e saj.
Beogradi kërkon fillimisht realizimin e akordit për krijimin e Asosacionit të 10 komunave me shumicë të popullsisë serbe në veri të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










