Shqipëria
Berisha thotë se nuk do të paraqitet në Gjykatë
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha thotë se duket mos shkuar në Gjykatën e Posaçme për hetimet e nisura për korrupsion pasiv, për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, po mbron Kushtetutën dhe qytetarët. Në konferencën për mediat, Berisha shprehu gatishmërinë e tij për të shkuar në gjykatë, nëse do nga ana e drejtësisë do të merrej autorizimi nga parlamenti, përcjell albinfo.ch.
“Sali Berisha garanton çdo qytetar se unë po mbroj qytetarët, duke mbrojtur Kushtetutën, përndryshe unë 100 herë shkoj pa asnjë lloj…Bile me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat aty ku nxihen, ndaj dhe e ftoj këtë burracak, këtë frikacak të ketë kurajo të vijë e të votojmë amandamentin i cili u heq deputetëve çdo mbrojtje, që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë, në raport me sistemin e drejtësisë.”
Ftoi kryeministrin Edi Rama që të votojë në parlament heqjen e mbrojtjes që u jep mandati i deputetëve.
“Urdhëro të heqim këtë nen, ai kontrollon çdo qelizë të drejtësisë, unë jam gati të barazohem me qytetarët. Por se lejon ai këtë!”
Krahas protestës së deputetëve në parlament, paralajmëroi protesta të vazhdueshme popullore.
Berisha thotë se drejtësia nuk ka gjetur asnjë shkelje të ligjit prej tij në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Pas mbledhjes së Kryesisë ditën e mërkurë, të premten PD e drejtuar nga Berisha mbledh këshillin Kombëtar, në të cilin do të miratohen aksionet e ardhshme të partisë.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona











