Kosova
Kurti po zhvillon takime me krerët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me liderët evropianë, në margjina të një samiti të BE-së të enjten në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Takime të ngjashme pritet të ketë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti po zhvillon takime me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Associated Press shkruan se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, do të qëndrojnë sot në Bruksel. Takim të nivelit të lartë s’do të ketë, megjithatë Kurti po zhvillon takime të ndara me krerët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, përcjell albinfo.ch.
Siç shkruan Associated Press, Bashkimi Evropian do ta rrisë presionin ndaj Kurtit dhe Vuçiqit për të normalizuar raportet, duke kërkuar kështu nga Scholz, Macron dhe Meloni që të bëjnë një shtytje të madhe për t’i detyruar Kosovën dhe Serbinë t’i lënë mënjanë dallimet.
Sipas AP, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë besim tek njëri-tjetri dhe nuk ka gjasa të takohen ballë për ballë, megjithatë mediumi ndërkombëtar shkruan se ata do të zhvillojnë bisedime veçmas me krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, plus dy zyrtarët e BE-së që mbikëqyrin një “dialog” belbëzues mes tyre.
Takimet në Bruksel vijnë në margjinat e një samiti të BE-së. AP shkruan se frika është e lartë për një rifillim të dhunës që karakterizoi lidhjet e tyre gjatë viteve 1998-99 dhe që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











