Kosova
Konjufca: Nëse ndodh ndonjë draft për Asociacionin, ai do të propozohet nga Kosova
Pas deklarimit për takimin me palën serbe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse do të ketë draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai do të propozohet nga Kosova. Sipas tij, një draft i mundshëm nuk do të ishte rezultat i negociatave me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Këtë deklaratë ai e dha pak pasi Qeveria njoftoi se është dakorduar që “plani i ri” i propozuar nga pesë diplomatët perëndimorë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, krahas drafit për “zbatimin e nenit 7”, siç e quan Qeveria, e që BE-ja të martën e ka identifikuar si “propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, të jetë bazë për diskutimet e ardhshme.
Sipas Konjufcës, ky plan është “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kurrfarë niveli të pushtetit”.
Megjithatë, ai ka shtuar se nëse ndodh ndonjë draft i asociacionit, ai do të propozohet nga Kosova.
“Por, edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë. Nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës por jo edhe nga Serbia”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka thënë se nuk e di pse janë ftuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të enjten në Bruksel.
“Nuk e di edhe pse është thirrur ky takim në Bruksel. Ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitur si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Siç tha edhe ministri i brendshëm që grupe po ushtrojnë në Serbi”, ka shtuar Konjufca.
Deklaratat Konjufca i ka dhënë pas seancës gjyqësore, ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës më 2016.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










