Kosova
A lejohet të punohet me vizë kroate në Austri apo Gjermani?
Pavarësisht nacionalitetit, secili person që fiton shtetësinë kroate ka të drejtën të udhëtojë lirshëm në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu shumë kosovarë që kanë shkuar të punojnë në Kroaci për disa vjet, derisa të pajisen me vizën kroate, mund të udhëtojnë drejt një shteti tjetër më të fuqishëm, për një jetë më të mirë dhe paga më të larta.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë, thuhet se kroatët dhe po ashtu banorët e Ballkanit që kanë fituar shtetësinë kroate lejohen të ndërrojnë vembanimin e tyre për në shtetet e BE-së.
Por ata, fillimisht duhet të kalojnë në disa procedura që zgjatin deri në 3 muaj për rregullimin e të drejtës për të punuar në shtetin përkatës.
Pra, rrjedhimisht duhet që secili person të presë një leje pune në shtetin përkatës, qoftë në Gjermani, Francë apo Austri, në të kundërtën, nuk lejohet e drejta e punësimi aty për aty.
Mirëpo si Gjermania, ashtu edhe Austria, kanë ligje strikte që pritja e drejtës për të punuar zgjat mes 3 deri në 4 muaj, pas qëndrimit në shtetin përkatës.
Fillimisht duhet të aplikohet në komunën më të afërt të vendit ku keni zgjedhur të jetoni, duke shtruar kërkesë për leje pune, pastaj me kompletimin e dokumenteve përkatëse, brenda një afati afro 100 ditësh personit mund t’i aprovohet e drejta për të punuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













