Kosova
Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media tha se Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin, sipas tij, nuk duhet ta refuzojë, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu theksoi se sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë.
“Por do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur, flas për në verë, ‘shiko ku është Palestina”.
Por, kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos, nuk kthehet më. Dhe, sa më shumë që do të tentoni të bëni marrëveshje, aq më të këqija do të jenë marrëveshjet. E sot unë po ju them ‘shikoni ku është Palestina’.
Por, unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish.
Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen, edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ia lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun, nuk bëhet me mikun. Nuk mund të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut”, tha Rama.
“Kosova ka në krah të gjithë çlirimtarët dhe njohësit e saj dhe që të mbytet me një lugë ujë, se çfarë thotë apo presidenti i Serbisë, por duhet të sillet drejt rrugës evropiane. Këto nuk janë kushte, por këto janë mundësi themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes, për mua as që nuk diskutohet që Shqipëria do të mbajë flamurin e paqes, dialogut pa u kapur se çfarë bëri ai tjetri”, tha ai duke shtuar se ”të gjitha ato që ndodhën në veri të Kosovës janë të papranueshme, zija kombëtare në Beograd ishte një skandal evropian, por kjo nuk mund të jetë një arsye për të frenuar procesin”.
Kryeministri i Shqipërisë theksoi se: “Më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë një ndalesë të procesit të liberalizimit të vizave. Por, nga ana tjetër, nuk mund ta kërkojmë te presidenti Francës, por te vetja”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










