Kosova
BE-ja konfirmon vizitën e pesëshes në Kosovë e Serbi
Sot, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 21 tetor do të udhëtojnë për në Kosovë dhe Serbi për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se qëllimi i vizitës është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe në deeskalimin pas zhvillimeve të fundit.
Thuhet se në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Me ta do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan koha.
“BE-ja, shtetet anëtare të saj dhe SHBA-ja mbeten mbështetës të fuqishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit. Ne kemi pritshmëri të qarta që palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe do të përmbushin detyrimet e tyre pa vonesa apo kushte”, ka thënë ai.
Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur më 14 shtator të këtij viti, ku palët kishin dështuar të pajtoheshin për një plan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, gjë për të cilën BE-ja e kishte lënë fajtore palën kosovare.
Ndërkohë, BE-ja po vazhdon t’i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është duke shqyrtuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet e fundit në Banjskë në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan mes grupit të armatosur dhe Policisë së Kosovës, u vranë edhe tre sulmues.
Kosova e ka akuzuar Serbinë se ka tentuar ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës” gjatë sulmit në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deriatëhershëm i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Serbia i mohoi akuzat.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












