Kosova
63 persona u helmuan nga ushqimi në këtë qytet të Kosovës
Arrestohet pronari i lokalit
Policia arreston pronarin e lokalit ushqimor, shumë njerëz u helmuan, përcjell albinfo.ch.
“Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit, i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Aktualisht janë 11 pacientë që marrin trajtim në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Invektive, Arben Vishaj, thotë se gjendja e tyre është stabile. Kanë të vjella kryesisht, janë mosha të reja dhe në mesin e tyre janë edhe dy familje. Priten rezultatet e testimeve, për të kuptuar në qartë se çfarë e shkaktoi helmimin.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












