Kosova
Kurti për mediumin francez: Sulmi në Banjskë ishte akt agresioni nga Serbia
Lidhur me ngjarjet e fundit, gazeta franceze shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk i beson ish-nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për mediumin francez “Liberation”, Kurti ka thënë se sulmi ishte akt agresionit nga Serbia.
Duke komentuar akuzuat e tij drejtuar autoriteteve serbe për sulmin, plan për aneksimin e veriut, Kurti ka thënë se sulmuesit kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.
“Po, patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika”, është shprehur Kurti.
I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson. “Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











