Kosova
Kuvendi i Shqipërisë do nxjerrë rezolutë për agresionin e Serbisë në Kosovë
Grupet parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të ulen së bashku për të punuar në dy rezoluta për Kosovën.
Kryetarja socialiste e komisionit parlamentar për punët e jashtme dhe nënkryetari demokrat pritet të ulen bashkë me synim e çuarjes në parlament të një rezolute të vetme.
“Nuk duhet të përbënte lajm fare por është lajm i mirë gjithsesi që ne kemi arritur në një konsensus që të bashkojmë të dy qëndrimet tona në rezoluta që kemi paraqitur të dalim me një rezolutë të përbashkët për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, shkruan Top Channel.
Parlamenti do të mbajë seancë ku do të diskutohet e miratohet një rezolutë për situatën në Kosovë.
Draft rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga Grupi Parlamentar i PS-së, reflekton qëndrimet e deritanishme publike mbajtur nga kryeministri Edi Rama.
Kjo rezolutë me 13 pika kërkon “Dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”, përcjell albinfo.ch.
“Përgëzon institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për maturinë dhe profesionalizmin e tyre si dhe vlerëson forcat e EULEX-it dhe KFOR-it për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin në aksionin për zmbrapsjen e sulmeve kriminale të njësive terroriste dhe neutralizimin e përpjekjeve për përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosovës dhe destabilizimin e vendit. Kërkon nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Republikës së Kosovës. Të hapë një hetim serioz e transparent ndaj tërë organizatorëve dhe shkaktarëve të operacioneve ushtarake terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe të dorëzojë kriminelët”, thuhet në draft-rezolutë.
“Është rënë dakord me propozimin tonë që të kemi një seancë të posaçme dedikuar vetëm Kosovës më datën 12 Tetor pra të enjten e javës që vjen dhe koha e debatit të jetë rreth 5 orë”, tha Gazment Bardhi, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











