Kosova
Flet babai i 18-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Zvicër
Pas aksidentit të rëndë trafiku, ku humbën jetën dy 18-vjeçarë në Schwagalp natën e 16 shtatorit, babai i njërit prej viktimave flet për mediat.
“Rreth orës 22:30 [atë të premte në mbrëmje] djali im tha se donte të dilte me miqtë dhe më pas pyeti nëse mund të merrte makinën time. E lejova ta bënte”, tha ai për Blick. Përpara se 18-vjeçari të largohej, ai e përqafoi fort të atin dhe i tha se nuk do ta linte kurrë vetëm.
“Tani duket sikur ai tashmë e kishte një parandjenjë”, shprehet i ati, përcjell albinfo.ch.
Ai udhëtoi nga shtëpia e tij në Flawil për në Gossau me Mercedesin e babait të tij dhe e la makinën atje. Vazhduan me një Golf që, sipas të atit, i përkiste viktimës së dytë.
“Kur u ngrita të shtunën në mëngjes, pashë që dera e dhomës së tij ishte e hapur dhe ai nuk ishte ende në shtëpi”, vazhdon tutje babai i 18-vjeçarit.
Ai e kishte telefonuar në vazhdimësi të birin.
52-vjeçari u dërgua direkt në vendin e aksidentit nga tipari i vendndodhjes, ku pa nga larg zjarrfikësit dhe dritat. “E dija atëherë se diçka e keqe kishte ndodhur”, vazhdon tutje, e kështu i njoftohet që djali i tij 18-vjeçar ishte një nga dy viktimat e aksidentit.
“Ai ishte një djalë i ri, inteligjent dhe i vendosur, gjithmonë shkonte mirë me të gjithë. Tani familja e tij duhet t’i thotë lamtumirën: Dy ditët e fundit familja kemi marrë vizita nga 500 persona që kanë dashur t’i bëjnë nderimet e tyre 18-vjeçarit. Të mërkurën do të shkojmë në Kosovë për varrimin e djalit dhe me të do të udhëtojnë edhe shumë miq”, shprehet tutje i ati.
Simpatia e madhe tregon se sa shumë respektohet dhe dashurohet djali i tij. Përveç miqve të 18-vjeçarit, mirënjohës ndaj urgjencës është edhe babai Sabit K.: “Në momentin tim më të errët, ata arritën të më qetësojnë. Këtë nuk do ta harroj kurrë”.
18-vjeçari ishte një nxënës në administratën e qytetit të Gossau SG.
“Ky aksident tragjik ka shkaktuar trishtim dhe hutim tek punonjësit”, tha punëdhënësi i pyetur nga 20 Minutes. Për ngjarjen kolegët u njoftuan të dielën në mbrëmje përmes një emaili nga kryetari i komunës.
Sipas punëdhënësit, të nesërmen punonjësit janë mbledhur në hyrje për të mbajtur një minutë heshtje për 18-vjeçarin e ndjerë. Është krijuar edhe një libër ngushëllimi, në të cilin punonjësit dhe miqtë mund të shkruajnë mendimet e tyre, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











