Kosova
Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë
Raportohet se të mërkurën Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda dy javëve 67 persona janë infektuar me COVID dhe një person ka vdekur, përcjell albinfo.ch.
Se a mund të përkeqësohet situata në Kosovë me këtë virus, ka folur infektologu Ilir Tolaj.
Ai tha se mund të rriten rastet edhe më shumë se kaq.
Tolaj thotë se Covid-19 mund të jetë i përjetshëm në mesin tonë.
“Po, është e mundur. Covid-19 tash është sëmundje endemike, e cila do të jetë për një kohë të gjatë në mesin tonë, ndoshta edhe përjetësisht. Rrjedhimisht do të kemi periudha kur numri i të infektuarve do të shtohet dhe periudha kur ky numër do të jetë më i vogël”, tha Tolaj.
Sipas tij, ky lloj i infektimit mund të krijohet edhe në sezonalitet.
“Është e mundur që në të ardhmen të krijohet edhe një ecuri e caktuar brenda vitit një sezonalitet i caktuar dhe e gjithë kjo është krejtësisht normale kur është fjala për këto lloj infeksionesh”, ka thënë Tolaj.
Këto janë moshat që po i prek virusi Covid-19
Infektologu Ilir Tolaj ka treguar se rastet e fundit të paraqitura me Covid -19 janë të variantit Omicron.
“Në dy vitet e fundit mbizotëron nën variantet e ndryshme të variantit Omicron. Në përgjithësi janë nën variante që shkaktojnë infeksione të lehta”, tha Tolaj.
Moshat e shtyra dhe personat me probleme kronike, sipas Tolajt, janë më të prekurit.
“Nuk ka grup moshe më shumë ose më pak të prekur nga COVID-i. Janë moshat e shtyra dhe ata me probleme shëndetësore kronike që mund të shfaqin simptoma më shumë e në raste edhe më serioze”, tregoi Tolaj.
Infektologu Tolaj tregon simptomat që po i shkakton infektimi me Covid-19
Infektologu Ilir Tolaj ka treguar disa nga simptomat e coronavirusit që është përhapur sërish në vend.
“Simptomat janë ato të cilat tashmë janë të njohura për COVID, me përjashtim se problemet me frymëmarrje janë shumë pak ose aspak prezente. Simptomat e tjera janë të shprehura me intensitet më të ulët në përgjithësi shumica e këtyre infeksioneve tash ose janë asimptomatike ose kanë një simptomatologji dhe ecuri të lehtë. Për këtë arsye edhe shumica e të infektuarve e kalojnë pa ditur se janë sërish të infektuar apo e kalojnë në këmbë e me pak simptoma”, theksoi ai.
Ky është njoftimi i Institutit për Shëndetësinë Publike lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë:
Në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.
Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve u takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.
Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës, me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.
Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe të konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










