Sot, më 9 shtator, në Bernë, Zvicër, u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Inxhinierëve shqiptarë në Zvicër. Me këtë rast, kryetar i saj u zgjodh z. Mentor Ilazi, i cili u votua në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e kësaj shoqate.
Ish-presidenti i kësaj shoqate, z. Rexhep Gashi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punën, mundin dhe angazhimin, teksa i uroi sukses në të ardhmen kryetarit të ri z.Mentor Ilazi.
Në lidhje me këtë, për më shumë lexoni nesër në albinfo.ch.
