Kosova
Shpallet programi “Akademia e Makers” nga Zvicra në Kosovë
Ky program ofron arsim praktik me cilësi të lartë për të rinjtë kosovarë që të kenë sukses në karrierën e tyre dhe t’u përshtaten ndryshimeve në treg
Mësohet se Zvicra, së bashku me BONEVET Gjakova dhe BONEVET Prishtina, ka kënaqësinë të shpallë programin “Akademia e Makers” që do të ofrojë arsim praktik me cilësi të lartë për të rinjtë kosovarë që të kenë sukses në karrierën e tyre dhe t’u përshtaten ndryshimeve në treg.
“Akademia e Makers” synon të zhvillojë aftësitë themelore të pjesëmarrësve për punë dhe sipërmarrje, pavarësisht karrierës që ata do të zgjedhin.
Kontrolloni informacionet dhe aplikacionet në:
“The Academy of Makers” (Akademia e Krijuesve) është program që synon të ofrojë edukim praktik me kualitet të lartë për të rinjtë e Kosovës. Qëllimi i këtij programi është aftësimi i pjesëmarrësve që të kenë sukses në karrierën e tyre dhe të përshtaten me ndryshimet e tregut.
Përmes trajnimeve profesionale, sfidave dhe punës praktike, rrjetëzimit, lidhjes me biznese dhe individë të suksesshëm, ky program do të zhvillojë aftësitë bazë të pjesëmarrësve për punë dhe ndërmarrësi, pavarësisht profesionit që do të përzgjedhin në të ardhmen.
Përveç zhvillimit në zgjidhjen e problemeve të botës reale, të menduarit kritik dhe kreativ dhe të tjera shkathtësi të përgjithshme, Akademia e Krijuesve do të mundësojë identifikimin e talenteve të reja te pjesëmarrësit dhe zhvillimin e shkathtësive digjitale, kyçe për jetë dhe punë në kohët moderne.
Ky program ofrohet pa pagesë për të gjithë të përzgjedhurit.
Kohëzgjatja e akademisë: 10 muaj (shtator 2023 – qershor 2024)
Numri i pjesëmarrësve: 32 (16 në Gjakovë dhe 16 në Prishtinë, me barazi gjinore)
Mosha: 15 – 20 vjeç
Orari: 2-3 herë në javë, me nga 2 orë të plota secila herë.
Çfarë perfshihet në Akademinë e Krijuesve?
- – Trajnime profesionale atraktive në teknologji, shkencë, art, zhvillim personal dhe të tjera.
- – Qasje të palimituar në hapësirën, pajisjet dhe mentorimin e ekipit profesional.
- – Sesione speciale me ekspertë dhe biznesmenë vendorë dhe të huaj.
- – Vizita në biznese/kompani dhe takime me ndërmarrës.
- – Praktika të punës me kohëzgjatje të shkurtra dhe mundësi për punësim.
- – Asistim në zhvillimin e bizneseve të vogla të pjesëmarrësve dhe financim i ideve të tyre.
- – Prezantimi i ideve për biznes dhe pjesëmarrja në ngjarje publike.
- – Aktivitete sociale dhe argëtuese.
Cilat janë rezultatet dhe përfitimet e pjesëmarrësve në Akademinë e Krijuesve?
- – Përdorimi i aftësive dixhitale dhe teknologjike për sukses në karrierë.
- – Krijimi i produkteve dhe shërbimeve me vlerë në tregun e punës dhe biznese.
- – Frymëzimi për zhvillim personal nga mentorët dhe ekspertët e programit.
- – Rritja e mendimit inovativ dhe zhvillimi i mentalitetit ndërmarrës/biznesor.
- – Angazhimi në praktika të punës dhe identifikimi i mundësive për karrierë.
- – Familjarizimi me krijimin e bizneseve të reja dhe financimit të tyre.
- – Rrjetëzimi dhe njoftimi me individë me ndikim dhe sukses në vendin tonë.
- – Rritja e aftësive prezantuese dhe komunikimi efektiv me masën.
- – Zhvillimi emocional dhe njerëzor.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










