Edhe pse Zvicra u emërua këtë javë si “Vendi më i mirë në botë”, kjo nuk do të thotë që zviceranët bëjnë jetë pa shqetësime, përcjell albinfo.ch.
Shqetësimet e popullsisë evoluojnë sipas çfarëdo çështjeje që dominojnë lajmet dhe ndikojnë në jetën e tyre në çdo moment.
Aktualisht, njerëzit në Zvicër janë më të preokupuar nga rritja e primeve të sigurimit shëndetësor, tregon një sondazh i ri i kryer nga instituti kërkimor Sotomo.
Në vend të dytë renditen ndryshimet klimatike, të ndjekura nga numri më i lartë i emigrantëve që vijnë në Zvicër, kostoja e jetesës dhe pensionet, si dhe furnizimi me energji.
Është interesante se mungesa e banesave dhe qiratë më të larta janë në vendin e tetë për sa u përket shqetësimeve, nën marrëdhëniet e Zvicrës me Bashkimin Evropian.