Edhe pse në qershor votuesit e Cyrihut thanë ‘po’ për një pagë minimale prej gati 24 frangash në orë, shoqatat e punëdhënësve tani po e apelojnë atë, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja për ankesën e paraqitur në Këshillin e rrethit është “të dihet nëse komunat lejohen ligjërisht të miratojnë pagat minimale”, tha Nicole Barandun, presidente e Shoqatës Tregtare të Cyrihut.
“Nëse çdo komunitet ka pagën e tij minimale, kjo do të çojë në situata absurde”.