Lajme
Policia ndërhyn pas përleshjeve mes 200 personave pranë Cyrihut
Një ditë pas përvjetorit të marrjes së pushtetit në Eritreja nga sundimtari aktual, Isayas Afewerki, protestat dhe përleshjet shpërthyen në shumë qytete dje: në Tel Aviv, Izrael, në Bergen, Norvegji dhe në dy qytete në Zvicër, teksa disa persona kanë pësuar lëndime.
Në jug të Cyrihut, në qytetin Opfikon, policia kantonale ndërmori një operacion në shkallë të gjerë mbrëmjen e djeshme, pasi shpërtheu një konfrontim i dhunshëm mes dy grupeve të eritreasve, shkruan Swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Policia ia doli të ndante dy grupet dhe të shpërndante tubimin ndërsa fillimisht, takimi do të zhvillohej në kantonin St Gallen, tha zëdhënësi i policisë Ralph Hirt për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Operacioni policor në shkallë të gjerë
Oficerët e policisë u vendosën në Glattpark në Opfikon, sipas reporterëve nga televizioni publik zviceran SRF. Deri në 30 makina të policisë dhe ambulanca kishin mbërritur që kur u ngrit alarmi dhe gjithashtu u vendosën një helikopter shpëtimi Rega dhe një helikopter policie.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të... -
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











