Kosova
Konsulli Kastrati përfundon misionin në Zvicër
Shefi i Misionit Konsullor në Cyrih, Sami Kastrati, para se të largohet nga misioni diplomatik në Zvicër, organizoi një mbrëmje lamtumirëse për stafin e tij, miqtë zviceranë dhe bashkatdhetarë të shumtë në restoranin La Perla në Argau.
Pas katër vjet e gjysmë shërbim në Cyrih, që është Misioni më i madh i Republikës së Kosovës në botë sa i përket ofrimit të Shërbimeve Konsullore, diplomati kosovar do të vazhdojë misionin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës si Udhëheqës i Komunikimit.
Kastrati largohet nga Zvicra, duke lënë mbrapa një marrëdhënie miqësore me shtetin zviceran. Ai merr me vete kujtime shumë të mira dhe pozitive, por edhe me një respekt si nga miqtë zviceranë, ashtu sikur edhe nga komuniteti i këtushëm shqiptar.
Kastrati falënderoi në këtë mbrëmje përshëndetëse të gjithë për bashkëpunimin të shkëlqyeshëm, e partnerët zviceranë për rezultatet shumë të mira të arritura në bashkëpunimin ndërmjet Konferderatës së Zvicrës dhe Kosovës.
Fjalë të mira për punën e diplomatit kosovarë kanë adresuar në këtë mbrëmjë disa nga të pranishmit, si gazetari Enver Robelli, politikani Gadaf Muharremi, juristi Orhan Spahiu, doktori Mentor Bilalli, afaristi Qamil Isufi etj.
Për punën dhe angazhimin e tij të shkëlqyeshëm në shtetin helvetik folën edhe investitorë zviceran në Kosovë dhe homologë diplomat që përfaqësojnë shtetet të tjera në Konfederatën e Zvicrës.
Në vazhdën e takimeve përshëndetëse diplomati kosovar është nderuar edhe me mirënjohje të ndryshme, si nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, nga ansambli “TROJET” etj.
Ende nuk dihet se kush do të jetë shefi i ri i Misionit Konsullor në Cyrih.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














