Lajme
Rriten çmimet e produkteve për 2.8%

Çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 2,8%. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që publikuan Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,8% në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,0% në muajin qershor 2023.
Sipas ASK-së, çmimi i perimeve është ngritur për 22,5%, mallrat shtëpiake jo të qëndrueshme për 17,8%; energjia elektrike 15,0%; pemët 11,5%; qumështi, djathi dhe vezët 10,8%; shërbimet për transport 10,0%; buka dhe drithërat 9,2%; mishi 7,7%; mobiliet dhe orenditë 5,7%; shërbimet hoteliere 5,0%; dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%).
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës