Shqipëria
Bizneset shqiptare në krizë për punonjës të IT-së

Emigracioni i lartë, që ka prekur forcën e specializuar të punës, po i ndikon dukshëm bizneset shqiptare. Prej profesionistëve që po largohen kryesojnë ata të teknologjisë së informacionit, që mund të gjejnë lehtësisht punë në çdo vend tjetër të Europës, duke përfituar dhe nga kërkesa e lartë dhe lloji i profesionit që i tejkalon barrierat e gjuhës dhe kulturës së një vendi.
Eurostat bëri të ditur se 67.8% e ndërmarrjeve shqiptare që kanë rekrutuar ose janë përpjekur të rekrutojnë specialistët e specialistët e teknologjisë së informacionit (ICT) kanë pasur vështirësi në plotësimin e vendeve të punës për ICT.
Kjo përqindje është më larta në rajon, mbi mesataren e BE-së prej 62.8% dhe e nënta më e larta në Europë.
Në rajon, shtetet që kanë më pak vështirësi të gjejnë fuqi punëtore në ICT janë Serbia (53.9%) dhe Mali i Zi (41.6%). Të dy këto shtete kanë dhe pagat më të larta për këto profesione në rajon.
Sidomos Serbia e ka zhvilluar dukshëm teknologjinë e informacionit vitet e fundit, duke ofruar paga mesatare rreth 2200 -3000 euro.
Estonia ka më pak probleme për gjetjen e specialistëve të ICT-së
Sipas Eurostat, vitin e kaluar, pothuajse 1 në 10 (9.5%) ndërmarrje në BE, raportuan se në vitin 2021 rekrutuan, ose po përpiqeshin të rekrutonin specialistë të TIK-ut dhe 62.8% e këtyre ndërmarrjeve, kishin vështirësi në plotësimin e këtyre vendeve të lira.
Kur merret parasysh madhësia e ndërmarrjes, përqindja e ndërmarrjeve, që rekrutuan ose u përpoqën të rekrutonin, por u përballën me vështirësi, ishte dukshëm më e lartë në mesin e ndërmarrjeve të mëdha (72,2%). Megjithatë, përqindjet ishin gjithashtu të larta, midis ndërmarrjeve të mesme (63,7%) dhe ndërmarrjeve të vogla (59,9%).
Midis anëtarëve të BE-së, në Slloveni (78.0%), Çeki (77.0%) dhe Gjermani (76.6%), mbi tre të katërtat e ndërmarrjeve, që rekrutuan ose u përpoqën të rekrutonin specialistë TIK, kishin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira të TIK-ut. Luksemburgu (70,9%) dhe Holanda (70,4%) renditen në vazhdim, me një pjesë të konsiderueshme të bizneseve, që përballeshin me të njëjtat vështirësi.
Përqindjet më të ulëta u regjistruan në Spanjë (32,8%), Bullgari (46,0%), Poloni (46,5%), Sllovaki (51,4%) dhe Qipro (54,5%). Vështirësitë, që hasën ndërmarrjet gjatë përpjekjes për të rekrutuar specialistë të TIK-ut, ishin mungesa e aplikimeve, mungesa e kualifikimeve dhe përvojës përkatëse dhe pritshmëritë e larta për paga/monitor.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri