Lajme
Mijëra familje varen nga asistencat sociale në rajon
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të varfra, ndërsa, përveç parametrave të tjerë ekonomikë, këtë e tregojnë edhe statistikat e pranuesve të ndihmës sociale. Dhjetëra-mijëra familje në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut janë shfrytëzues të ndihmave sociale, në bazë të ndryshme.
Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, mbi 63 mijë familje janë nën mbrojtje sociale nga shteti, bazuar në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021.
Në Maqedoninë e Veriut, nga ana tjetër, rreth 36 mijë familje pranojnë asistencë sociale nga shteti mbi baza të ndryshme.
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22.980 familje me gjithsej 90.806 anëtarë. Përveç kësaj, 2.921 familje kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.
Shqipëri 63.715
Maqedoni e Veriut 36.000
Kosovë 22.980
Ndihma shtesë gjatë pandemisë
Pandemia e Covid-19 dhe rritja e çmimeve në periudhën e kaluar, ka prekur veçanërisht shumë shtresat më të brishta të shoqërisë, ata më të varfrit. Shtetet e rajonit janë përpjekur që nëpërmjet disa pakove sociale t’u dalin në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.
Përveç masave të tjera, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dhënë edhe shtesa mbi ndihmën sociale për familjet e prekura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti










