Shqipëria
Zvicra mbështet Bankën e Shqipërisë
Nga ana e saj, ambasadorja Huber shprehu vlerësimet e saj për këtë bashkëpunim dhe shprehu angazhimin e qeverisë zvicerane për të vazhduar ofrimin e asistencës teknike dhe mbështetjen e Bankës së Shqipërisë për pesë vjetët e ardhshme.
Më tej, ambasadorja përgëzoi Bankën e Shqipërisë për partneritetin mjaft të mirë të krijuar dhe për rolin e saj si një institucion efektiv dhe i pavarur në Shqipëri në garantimin e stabilitetit financiar të vendit.
Ajo u shpreh se Banka e Shqipërisë është një aktor kyç në sigurimin e balancave makroekonomike, të cilat janë parakusht për shëndetin financiar të vendit, investimet e huaja dhe për zhvillimin ekonomik. Roli i bankës del edhe më tepër në pah kur kemi parasysh numrin e goditjeve të viteve të fundit që kërkojnë rezistencë dhe vendimmarrje të prehtë, sidomos përsa i përket administrimit të inflacionit dhe borxhit. Ambasadorja Huber shtoi se formulimet e politikës monetare mbeten një funksion i rëndësishëm i Bankës dhe për rrjedhojë janë pjesë e këtij projekti.
Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike është qendra e ekspertizës së qeverisë federale të Zvicrës, e cila shqyrton të gjitha çështjet kryesore që lidhen me politikat ekonomike dhe ato të tregut të punës.
Qëllimi i tij është mbështetja e rritjes së qëndrueshme ekonomike, rritjes së punësimit dhe kushteve të drejta të punës, përmes krijimit të kornizës së nevojshme rregullatore, ekonomike dhe të politikës së jashtme.
Që prej vitit 1992, SECO, bazuar në kërkesat në rritje për asistencë teknike në fushën e banking-ut qendror, ka mbështetur bankat qendrore të vendeve partnere, nëpërmjet një bashkëpunimi strategjik me Institutin e Studimeve për Zhvillime Ndërkombëtare (Graduate Institute of International and Development Studies).
Bashkëpunimi me disa banka qendrore konsiston, përgjithësisht, në shërbime të përgjithshme këshilluese dhe aktivitete specifike të përshtatura sipas vendit, në formën e Asistencës Teknike dhe të Programeve të Trajnimit (TATPs).
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












