Futboll
Shaqiri dëshiron të paraqitet ende në ngjarje të mëdha me Zvicrën

Xherdan Shaqiri ka përsëritur dëshirën për t’u paraqitur ende në ngjarje të mëdha me Zvicrën.
Shaqiri të dielën foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rumaninë, ku u paraqit bashkë me përzgjedhësin e Zvicrës, Murat Yakin.
Zvicra e pret Rumaninë në Luzern, në ndeshjen që luhet të hënën prej orës 20:45. Ndeshja i takon Grupit i të kualifikimeve për Euro 2024. “Helvetikët” janë në pozitën e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje. Rumania ka shtatë pikë në vendin e dytë. Pra ndeshja është derbi i grupit. Në pozitën e tretë është Izraeli me katër pikë, kurse Kosova në pozitën e katërt ka tri pikë. Pasojnë Andorra me një pikë dhe Bjellorusia pa pikë.
Shaqiri ka vlerësuar se Zvicra është favorite ndaj Rumanisë.
“Rumania ka ekip të mirë, me lojtarë që luajnë në liga të mira. Por ne jemi në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Evropianin në Gjermani. Unë gjithmonë dua të shënoj gola. Por gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj ekipin në paraqitje. Gjithmonë është e rrezikshme kur e nënvlerëson kundërshtarin. Ekipet e vogla janë rritur dhe janë zhvilluar. Megjithatë, ne jemi mjaftueshëm të fortë në aspektin mental dhe e marrim çdo ndeshje me seriozitetin më të lartë”, është shprehur Shaqiri.
Zvicra është favorite e madhe për vendin e parë në grup. Rumania vlerësohet se duhet të luftojë me Kosovën e Izraelin për vendin e dytë. Rumunët barazuan pa gola me Kosovën të premten në “Fadil Vokrri”.
Shaqiri më pas është pyetur se çfarë dëshiron të arrijë më shumë me Përfaqësuesen e Zvicrës. Ai ka luajtur në shumë Kampionate Botërore e Kampione Evropiane.
“Ëndrrat janë të mëdha. Të jem në fushë me Përfaqësuesen e Zvicrës është gjëja më e mirë për mua. Më pëlqen loja dhe gjithmonë dua të kualifikohem për Kupë të Botës dhe Kampionat Evropian. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luajë në turne të mëdha me përfaqësuese. Për fat të mirë e kam bërë këtë disa herë. Por natyrisht, një titull do të ishte diçka shumë e mirë. Por për atë sukses duhet të shkojmë hap pas hapi. Shpresoj të qëndroj në përfaqësuese për kohë të gjatë”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri është pjesë e skuadrës Chicago Fire në ligën MLS në SHBA./koha
E-Diaspora
-
Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet Bëhet e ditur se tani ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në...
-
Edi Rama: Diaspora, pjesë e trenit të fitores
-
Ekspozita “Gjergji në Art” – një mozaik identiteti, arti dhe kujtese kombëtare
-
Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci
-
199.824 vota nga Diaspora, vazhdon numrimi
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë