Kosova
SHBA-ja paraqet sanksione ndaj Kosovës
Ambasadori amerikan zbardh listën e ndëshkimeve për Kosovën
Raportohet se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë deklarata mjaft të forta këtë të martë për mosmarrëveshjet me Qeverinë e Kosovës. Në një takim me disa gazetarë në Prishtinë ai ka zbardhur edhe një “listë ndëshkimesh” për shkak të vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për të dërguar me forcë në zyrat e tyre kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat me shumicë serbe, përcjell albinfo.ch.
Hovenier njoftoi së pari se Kosova nuk është më pjesë e stërvitjeve “Defender 2023”, së dyti, SHBA nuk ka më vullnetin për të ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu as të takohet me udhëheqës kosovarë.
“Shtëpinë e keni në flakë”, u ka thënë sot ambasadori Hovenier gazetarëve, duke hequr dorë nga gjuha diplomatike për të treguar se “ku i solli, sipas tij, qeveria me vendimet e saj”. Sipas një raportimi që ka bërë Gazeta Express, Hovenier ka thënë fillimisht se kriza në të cilën gjendet sot Kosova “nga perspektiva e Amerikës, ishte e panevojshme”. Hovenier ka thënë se Kurti vendosi që pa u koordinuar me SHBA-në të fuste kryetarët e rinj shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe. Në këto rrethana, Hovenier tregoi se SHBA-ja i ka parashtruar Kryeministrit Kurti dy kërkesa.
“Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa të tjera publike për kryerje të funksioneve të tyre. Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesat ku ka hyrë me forcë është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto 3 ndërtesa komunale”, ka thënë ambasadori.
Pasi Kurti, sipas ambasadorit, nuk iu përgjigj këtyre kërkesave, është marrë masa e parë “ndëshkuese” e SHBA-së ndaj Kosovës. Forcës së Sigurisë së Kosovës i është anuluar pjesëmarrja në stërvitjet e përbashkëta me NATO-n.
“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën ato stërvitje kanë përfunduar”, ka thënë diplomati amerikan, duke shtuar se raportet e Kosovës me SHBA-në janë ndarë në një nivel që nuk ka qenë asnjëherë më parë.
Hovenier është shprehur se në rrethanat e tanishme, SHBA-ja nuk ka entuziazëm për të punuar për interesat e Kosovës, për ta ndihmuar atë për integrimin në organizatat ndërkombëtare dhe për të marrë njohje nga shtetet mosnjohëse.
“Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Hovenier.
Një tjetër “ndëshkim” me të cilin mund të përballen liderët kosovarë është refuzimi i zyrtarëve të lartë amerikanë për t’i takuar.
“Do të befasoheshim sikur në rrethanat e tanishme do të kishte gatishmëri për takime të zyrtarëve të lartë, edhe nga SHBA-ja në Kosovë, edhe anasjelltas”, është shprehur ai.
Ambasadori tha se përgjegjëse për këtë është Qeveria e Kosovës. I pyetur nëse masat prekin edhe Presidenten Vjosa Osmani, ambasadori ka thënë se nuk i takon të flasë për këto dinamika brenda institucioneve.
Megjithatë, Hovenier ka përmendur se Osmani e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në. “Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, tha ambasadori.
Diplomati amerikan në Prishtinë tha se ende shpreson që Kurti do të marrë parasysh atë që ai e quan “këshillë” të SHBA-së, për t’u tërhequr nga veprimet në veri të vendit.
“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë. Kështu është situata. Shpresojmë se kryeministri Kurti do ta marrë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”, ka thënë ambasadori sipas Express.
I pyetur për deklaratat e Beogradit që kanë folur për zhvendosje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, Hovenier ka thënë se nuk është shenjë e mirë kur vendet fqinje i mobilizojnë forcat e tyre.
“Por, në këtë pikë, ne jemi të shqetësuar për veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri. Prandaj, po kërkojmë që ato të adresohen”.
Edhe pse i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, Hovenier tha se burimi i përplasjes është vendimi i Kurtit.
“Kjo nuk e rrëzon faktin që arsyeja se pse ushtarët kanë qenë aty, për të ruajtur paqen në atë skenar, ka qenë vendimi i marrë nga Kurti për të tentuar që të sigurojë qasje në tri ndërtesat komunale, përmes forcës. Ky është vendimi që duhet të adresohet sa u përket uljes të tensioneve dhe ne po kërkojmë diçka të tillë” – u tha ambasadori amerikan gazetarëve.
“Ne jemi këtu, së bashku, që unë të theksoj sa serioze është situata, dhe i kam thënë edhe kryeministrit sa serioze është”.
Por a ka “kohë shtesë” për Kurtin?
“Nuk mendoj se do të shihni shumë durim nga ana e SHBA-së në raport me pritshmërinë tonë për qeverinë që të ndërmarrë veprime për të depërshkallëzuar situatën në veri”, u shpreh Hovenier.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











