Ukraina
SHBA do të dërgojë ndihma të tjera ushtarake në Ukrainë
Paketa me vlerë 375 milionë dollarë përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara, tha Biden në përfundim të samitit të G7 në Hiroshimë të Japonisë.
Ai e siguroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, në një takim në kuadër të samitit të G7, se SHBA-ja po bën gjithçka ka në fuqinë e vet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. “Së bashku me të gjithë G7, ne mbështesim Ukrainën dhe premtojmë se nuk do t’ia kthejmë shpinën”, i tha Biden Zelenskit. Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta thyejë këtë vendosmëri.
Trajnim për pilotët ukrainas me avionë luftarakë F-16
Në takim Biden theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën që të ndërtojë në perspektivë afatgjatë mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe si dhe aftësitë parandaluese, tha zyra presidenciale. Përveç kësaj Biden tha se bashkë me aleatët dhe vendet partnere do të mbështesin Ukrainën për të trajnuar pilotë ukrainas që të përdorin avionë luftarakë modernë perëndimorë të tipit F-16.
Biden tha se Zelenski i kishte dhënë “garanci të pakushtëzuara” se Ukraina nuk do t’i përdorë avionë F-16 që po merr nga Perëndimi për të depërtuar në territorin rus. Zelenski tha se ka besim se Ukraina do të marrë avionë F-16 nga Perëndimi.
Projekt afatgjatë
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, njoftoi se vendi i tij do të fillojë trajnimin e pilotëve luftarakë ukrainas në verë. Megjithatë as Britania e Madhe dhe as Gjermania nuk kanë avionë luftarakë F-16 që dëshiron Ukraina. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në Hiroshima se ai e sheh angazhimin e disa vendeve perëndimore për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionët luftarakë F-16, kryesisht si një sinjal politik ndaj Rusisë se Perëndimi do të mbështesë Ukrainën në periudhë afatgjatë.
Kancelari gjerman tha se ai nuk pret që avionët luftarakë modernë F-16 do t’i dorëzohen Ukrainës në të ardhmen e afërt. “Trajnimi i pilotëve është një projekt afatgjatë”, tha Scholz në kuadër të samitit të G7 në Hiroshimë. SHBA-ja ende nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë në përfundim të stërvitjes së pilotëve./dw
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












