Kosova
Zgjedhjet në veri: KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare
Mësohet se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) do të shpallë rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, përcjell albinfo.ch.
Në zgjedhjet e 23 prillit pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë e ulët. Nga 45 mijë qytetarë më të drejtë vote, vetëm 1 mijë e 557 prej tyre e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ditën e diel në komunat veriore.
Për bojkotimin që iu bë zgjedhjeve të organizuara nga institucionet kosovare, liderët kosovarë fajësuan Serbinë, duke thënë se presioni dhe kërcënimet nga Beogradi po vazhdojnë ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.
Reagime ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët konsideruan që zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe se serbët duhet kthyer urgjentisht në institucionet kosovare.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Leposaviq ka fituar kandidati Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, me 100 vota. Në Zubin Potok fitues është Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës më 196 vota. Në Zveçan fitues është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës më 114 vota. Në Mitrovicë të Veriut fitues është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota.
E-Diaspora
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë









