Kosova
Për katër muaj, 88 mjekë u larguan nga Kosova
Heqja e vizave, paralajmërohet fluks më i madh i ikjes së mjekëve
Bëhet e ditur se nga janari e deri në prill, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, nga Kosova janë larguar 88 mjekë, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë temë, Pleurat Sejdiu, që udhëheq me këtë institucion, tha se kjo shifër e kalon numrin e ikjeve gjatë vitit të kaluar.
Referuar deklaratës së tij, në krejt vitin 2022 nga Kosova ishin larguar 211 mjekë të profileve të ndryshme. Madje ai paralajmëron se pas heqjes së vizave nga janari i 2024, do të rritet dinamika dhe numri i largimeve.
“Lehtësimi i këtyre komunikimeve me siguri që do të rritë dinamikën dhe numrin e largimeve. Vitin e kaluar kemi pasur 211, me gjithë ato bllokada të komunikimeve, këtë vit deri me ditën e sodit kemi 88 që e kalon mesataren e viti të kaluar, katër mujorin e parë. Presim një numër më të madh se vitin e kaluar. Arsyet të cilat kanë qenë vitin e kaluar dhe janë po të njëjtat është çështja e papunësisë, kemi një numër të madh të mjekëve afër 400 mjekë janë të papunë”.
Sipas tij, Kosovën e kanë lënë në shumicën e rasteve të papunët pa përjashtuar edhe profesionistët, por që thonë edhe përkundër mungesave të pa punë vazhdojnë të jenë rreth 400 mjekë.
Madje thotë se vazhdon të jetë çudi se si komunat që kanë më së shumti nevojë për staf në këtë sektorë vetëm ankohen e nuk shpallin konkurse për pranimin e mjekëve të rinj.
“Pjesa më e madhe e këtyre që largohen janë nga kjo kategori, që janë të pa punë. Pastaj janë specializantët, ata që janë në vitin e dytë të tretë, të specializimeve nuk janë të kënaqur me kualitetin e shkollimit specialisti që ju ofrohet këtu në Kosovë dhe është gjenerata më kërkuese se gjenerata e jonë dhe ky është një numër i madh i tyre, edhe arsyet pse largohen. Arsyeja e tret janë kushtet e punës dhe paga”.
“Punësimi i këtyre të rive, është e habitshme si është e mundur kur të gjitha komunat dhe komunat janë ato të cilat janë punëdhënësit kryesor të këtyre kategorive që po largohen. Të hap konkurse për mjek sepse kanë nevojë për mjek, vetë kanë shprehur brengen se nuk kanë mjek dhe këta duhet të punësohen. Kanë nevojë edhe për infermier por më pak. Pjesa e dytë është ndryshimi në kualitet flas të shkollimit specilaistik, ku duhet shteti të ofrojë më shumë bursa apo mbështetje financiare për shkollimin e tyre në vitin e fundit jashtë vendit siç ka qenë çdo herë”.
Përderisa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dereshaj, thotë se kushdo që e ka në plan të largohet e gjen mënyrë, edhe nëse nuk ka liberalizim.
Por thotë se heqja e vizave është masë lehtësuese dhe shumë e favorshme për të pasur një fluks më të madh të shkuarjes se profesionistëve jashtë vendit.
“Unë mendoj që kush e ka plan të largohet jashtë vendit e gjen rrugën që të shkojë. Realisht ky është një lehtësim për qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. Sa i përket stafit profesional mjekësor dhe infermeror ata kanë pasur oferta edhe më herët kanë lëvizur, por një rrethanë e tillë ka gjasa që në rrethanat të cilat i kemi sot pas telasheve me ligjin e pagave është e mundur që të kemi një fluks më të madh të shkuarjes së profesionistëve jashtë vendit”.
Ikja e mjekëve, thotë ai, duhet të merret me shqetësim ngase, nevojiten gjashtë vjet që ta “prodhojmë” një mjek ose katër vjet për një infermier.
“Kjo është shumë shqetësuese për vendin dhe duhet që të jetë shumë shqetësuese, për shkak se neve na nevojitet gjashtë vite që ta prodhojmë një mjek ose katër vite për një infermier. Ndërsa vetëm deri me tash këta tre muajt e para i kemi mbi 60 mjekë dhe një numër te konsiderueshëm të infermiereve të cilët kanë shkuara në vendet e tjera”./EO
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










