Kosova
Rritet importi në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) këtë të enjten ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 426.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 16.1%.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milionë euro, ndërsa importi 508.5 milionë euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% e përbëjnë produktet minerale; 3.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.0 milionë euro, ose rreth 34.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.2%), Italia (4.3%), Holanda (3.1%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milionë euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.
Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 32.0 milionë euro, ose 39.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.3%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.6%), Shqipëria (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (5.8%). /Telegrafi
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












