Kosova
VV: Liberalizimi erdhi nga puna dhe angazhimi i qeverisjes së re
Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian, përcjell albinfo.ch.
Sipas VV-së, liberalizimi ka ardhur nga puna dhe angazhimi i qeverisjes së re, e cila siç thuhet, ka zhbllokuar procesin dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së, që ta caktojnë datën 1 janar 2024 si datën e fundit prej të cilës qytetarët e Kosovës, do të lëvizin pa regjimin e vizave.
“Sot Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Nesër nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave dhe krejt çfarë mbetet është që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe të hyjë në fuqi. Është puna dhe angazhimi i qeverisjes së re në vend që ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe ka bindur vendet anëtare të BE-së ta caktojnë datën 1 janar 2024, si datën e fundit prej të cilës qytetarët tanë do të lëvizin pa regjimin e vizave”, thuhet në njoftim. Madje sipas VV-së, Kosova në dy vjetët e fundit përmes miratimit të mbi 100 ligjeve kreu reformën më të lartë ndonjëherë në kuadër të integrimit evropian.
Përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













