Kosova

Aeroplanët pritet të arrijnë 15 minuta më herët në Kosovë

Marrëveshja Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore, Kurti: Hap i rëndësishëm, shkurton rrugën për 15 minuta

 

Sot është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës, përcjell albinfo.ch.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Albin Kurti ka pohuar se ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

Me këtë marrëveshje, sipas tij, shkurtohet rruga për 15 minuta.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq, me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i Zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohë më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Milosheviqit… Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova… Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se janë në rrugë të duhur për disa projekte me shtetin e Kosovës, të cilat ai i ka quajtur historike.

Ai tha se bëhet fjalë për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.

“Është nder i madh që jemi sot në Prishtinë. Raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë për shembull. Ne vijmë me mesazhin e paqes dhe prosperitetit. Sot diskutuam për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.