Kosova
Nënshkruhet marrëveshja për shërbimet ajrore mes Kosovës e Malit ë Zi
Abazoviq pas takimit me Kurtin paralajmëron 'projekte historike'
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur pas takimit me kryeministrin Kurti, ku u nënshkrua marrëveshja për shërbimet ajrore mes Kosovës e Malit ë Zi, përcjell albinfo.ch.
Është nënshkruar marrëveshja për shërbimet ajrore mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pas takimit, pritet të ketë konferencë për media nga dy kryeministrat.
Abazoviqi po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore.
Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili ka pranuar edhe “Çelësin e Prishtinës”.
Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.
Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviq ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











